Transmetuar më 12-02-2017, 15:12

Tiranë, NOA.al- Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë. Më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore e qendrore të vendit. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me të njëjtat kushte meteorologjike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë prezent në të gjithë territorin e vendit. Edhe gjatë natës nuk priten ndryshime të dukshme të motit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale të ditës, temperaturat më të ulëta do të shënohen në zonat juglindore deri në -4 gradë C. Era do të vijojë të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

Europa

Për sa i përket kontinentit Europian, moti i kthjellët do të jetë dominues në pjesën më të madhe të tij. Por në disa rajone të Europës temperaturat e ajrit do të jenë të ulëta. Po ashtu edhe vendet e Ballkanit do të vijojnë me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare, temperaturat do të zbresin deri në -5 apo -6 gradë C. Ndërsa vranësirat dhe shirat do të dominojnë në Europën Jugperëndimore ku herë pas here do të ketë stuhi të forta ere dhe shkarkesa me rrufe./a.y/noa.al