Transmetuar më 12-02-2017, 09:11

Këngëtari i talentuar shqiptar me origjinë nga Fieri, Ermal Meta renditet i treti në edicionin e vitit 2017 të Festivalit të Sanremos.

Djaloshi nga Fieri u vlerësua masivisht nga publiku dhe kritika, në këtë festival të përvitshëm të muzikës italiane organizuar nga rrjeti publik RAI.

Meta u cilësua si një ndër zërat më të mirë të muzikës në festivalin e Sanremos.

Interpretimi i tij në këngën “E ndaluar të vdesësh”, ishte ndër më të arrirët në këtë festival, ndër të paktit e këngës së muzikës së lehtë që zhvillohen rregullisht në Europë. 

Në festival, i pari u rendit Francesco Gabani me “Occidentali’s Karma”.

Renditja

1 Francesco Gabbani 

2 Fiorella Mannoia 

3 Ermal Meta 

4 Michele Bravi 5 Paola Turci  6 Sergio Sylvestre  7 Fabrizio Moro  8 Elodie  9 Bianca Atzei  10 Samuel  11 Michele Zarrillo  12 Lodovica Comello  13 Marco Masini  14 Chiara  15 Alessio Bernanei  16 Clementino  Ndër të ftuarit e Sanremos ishin Ricky Martin, Zucchero me një pjesëmarrje për herë të parë, spanjolli Alvaro Soler, etj.

Kush është Ermal Meta? Ermali lindi në Shqipëri dhe që prej moshës 13 vjeçare jeton në Bari, Itali me familjen e tij.

Karrierën e nisi si kitarist i grupit Ameba 4.

Grupi konkurroi në kategorinë e të rinjve në Sanremo të vitit 2006 me këngën “Rido… forse mi sbaglio”.  Në vitin 2009, Meta formoi një tjetër grup, La Fame di Camilla, me të cilët realizoi tre albume.

Në 2010, ai mori pjesë përsëri në Sanremo në kategorinë e artistëve të rinj.

Përveçse këngëtar, ai është dhe një kantautor mjaft i talentuar.

Ermal Meta ka shkruar këngë për emra të njohur të muzikës italiane si Patty Pravo, Marco Mengoni, Emma, Giusy Ferreri etj. Gjithashtu, ai ka shkruar dy këngë “Tutto si muove” dhe “Volevo perdonarti, almeno” për serialin televiziv Braccialetti rossi. 

Më 2015, tashmë si kantautor Ermal Meta, zgjidhet si finalist në Festivalin e këngës italiane Sanremo 2016, në seksionin Giovani. Vitin e kaluar ai konkurroi swrish në Sanremo kurse sivjet, për herë të parë si solist.

Kënga e tij “E ndaluar të vdesësh” konsiderohet si një nga krijimet me tekstin që përcjell mesazhin më të fortë në këtë festival.