Transmetuar më 12-02-2017, 08:35

Në Tiranë, sapo është botuar një studim i zgjeruar mbi marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, një historik gjithëpërfshirës”. Autori Ndriçim Kulla ka përfshirë në këtë libër një histori gati dy-shekullore në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Libri nuk është mjaltë dhe sheqer, por ka edhe shumë vërejtje për amerikanët e shqiptarët në marrëdhëniet e dy anshme”, thotë Ndriçim Kulla.

Vepra e tij, studion marrëdhëniet mes dy vendeve në një hark kohor të dy shekujve.

Kulla pohon se “të shkruash një libër për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane ishte pak e vështirë sepse kjo duhej parë nga këndvështrimi shqiptar dhe ai amerikan”.

Kurse thekson se marrëdhëniet shqiptaro-amerikane nuk kanë lindur si marrëdhënie shtetërore, por si marrëdhënie njerëzore.

Autori sjell në vëmendjen e lexuesit një sërë ngjarjesh që përcaktuan më vonë fatin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

Duke iu referuar administratës Trump, Kulla thekson se interesat e Amerikës nuk ndryshojnë nga një president.

“Institucionet amerikane janë institucione të konsoliduara dhe nuk i ndryshojnë dot interesat amerikane kushdoqoftë edhe një president i zgjedhur. Trump ka rreth vetes shumë shqiptarë.

Studiuesit pohuan se ky studim sjell shumë ngjarje e fakte të reja në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, që tregohen dhe analizohen për herë të parë.