Transmetuar më 12-02-2017, 07:28

Ai prej shumë vitesh është një prej aktorëve që vazhdon të kënaqë publikun e “Portokalli-së” me humorin e tij pikant.

Por duket se fama e tij tashmë i ka kaluar kufijtë shqiptar.

Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Besi ka treguar se prej 2 muajsh ai ka nisur të japë shfaqje në një prej programeve më të famshëm humoristik italian për të rinjtë “Laboratorio Zeling”.

Ndërkohë që është duke shijuar këtë eksperiencë, aktori ka falënderuar Top Channel dhe stafin e Portokallisë pasi falë tyre ka arritur deri këtu ku është sot.

“Kur u nisa nga Fushë Kruja, kisha vetëm një ëndërr me vete, sot Lavdi Zotit, përveç Portokalli-së, u bënë gati 4 muaj që kur fitova audicionin për në “Laboratorio Zelig” në Itali, ku përgatiten aktorët e rinj. Në spektaklin me të bukur dhe profesional të humorit në Itali. Prej nga kanë dalë të gjithë aktorët e humorit më në zë. Ka rreth 2 muaj që unë jap shfaqje në “Laboratorio Zelig”, me personazhin e Skifterit (si në shpi t’vet). I gjithi staf dhe publik Italian. Kjo falë të gjithë atyre që kam bashkëpunuar deri më sot, gjithë stafit të Portokalli-së, Top-Channel mbi të gjitha dhe Giancarlo Bozzo për besimin. Duhet dëshirë dhe punë për t’i arritur objektivat. Tani kthehemi për sezonin e ri të Portokalli-së. “Endrra vazhdon”. Zoti ju rujt. Harrova, falënderoj edhe Nard Ndokën”, shkruan në postimin e tij Kallaku.