Transmetuar më 11-02-2017, 21:30

Kush është ai njeri që të paktën një herë nuk e ka futur gishtin në hundë? Pastrimi i sekrecioneve të hundës është një veprim që shpesh dënohet, por është po aq i shpeshtë.

Dhe shkenca jep një shpjegim se pse e bëjmë diçka të tillë. Siç raporton sajti i BBC, studimi i parë është bërë nga amerikanët me emrat Jefferson dhe Thompson, në një qendër studimesh në Wisconsin.

Rezultoi se, futja e gishtit në hundë, nuk kishte të bënte me një status social, por u konstatua se meshkujt e bënin më shumë se femrat. Studimet pasuese sqaruan disa pika, por ende jo një teori përfundimtare.

Teza më e besueshme është se pastrimi i hundës jep kënaqësi, pasi eliminon pjesët e bezdisshme në mënyrë të shpejtë pa kërkuar facoletë… por nuk është gjithçka.

Të bërit në mënyrë të vazhdueshme mund të dëmtojë muret e hundës dhe mund të shoqërohet me nervozizëm, shkruan noa.al.

Në çdo rast, kush e bën në mënyrë të shëndetshme nuk duhet të trembet, pasi është një praktikë si gjithë të tjerat, mjaftin që t’i keni duart të lara mirë./a.y/noa.al