Transmetuar më 11-02-2017, 20:56

Kozmetika prej kohësh ka bërë hapa të mëdha përpara dhe në të njëjtën kohë është bërë edhe shumë komplekse.

Nuk është rastësi që shumë produkte, kanë orgjinë shtazore, dhe jo vetëm. Shumë parfume përmbajnë një substancë e cila është e pranishme te organi gjenital i kastorit, apo nga zorrët e delfinëve, si dhe material që merret nga brirët e drerit.

Por tashmë gjërat kanë shkuar më tej. Siç shkruan “Daily Mail”, blogerja, Allison Ramirez nga Los Angeles, ka bërë një eksperiment jo të zakontë.

“Nëse tërheqja seksuale buron kryesisht nga feromonet, besoj ka një mënyrë për të provuar dhe krijuar një aromë që tërheq meshkujt”, thotë ajo.

Por në këtë rast substanca e re nuk vjen nga kafshë të ngordhura, por direkt nga vagina e femrës. Allison ka vendosur të krijojë një parfum shumë të veçantë, me në bazë lëngun vaginal, shkruan noa.al

Pasi e ka testuar ajo garanton, “I përzierë me substanca të tjera, ky parfum i çmend meshkujt, madje që nga përdorimi i kësaj përzierje m’u dyfishuan ftesat për takime”./a.y/noa.al