Transmetuar më 11-02-2017, 19:26

Donald Royce është 72 vjeç dhe prej gjashtë vitesh, ajo që u bë gruaja e dytë e tij nuk bën më seks me të. Një mohim i gjatë, i cili bëri që Royce të qëllojë dy herë me armë të shoqen.

Burri me banim në Lehigh Acres, të Florida, SHBA, u martua sërish pasi mbeti i ve me një grua tjetër.

Pas martesës, gruaja i mohoi raportet seksuale dhe rastet kur kishte intimitet mes tyre ishin shumë të rralla, i fundit në muajin gusht.

Pas një zënke në dhomën e gjumit të martën mbrëma, pas refuzimit të radhës, i moshuari qëlloi dy herë me pistoletë të shoqen duke e plagosur.

Të shtënat, siç shkruan noa.al u dëgjuan nga fqinjët, të cilët lajmuan policinë. Por edhe vetë 72- vjeçari telefonoi policinë, duke thënë “Plagosa time shoqe, pistoleta është këtu”.

Më tej shpjegoi se nuk donte që t’i bënte keq, por donte ta trembte dhe për këtë arsye qëlloi drejt krevatit. I moshuari u prangos nga policia nën akuzën e tentativës së vrasjes./a.y/noa.al