Transmetuar më 11-02-2017, 18:58

Një sëmundje e rrallë bën që në vend të lotëve t’i dalë gjak nga sytë, por edhe nga veshët, goja, këmbët dhe rrënjët e flokëve, mesatarisht dhjetë herë në ditë.

Akhilesh Raghuvanshi është një djalosh indian 13- vjeçar, i cili për shkak të një sëmundje të pazakontë, humb gjak pa pasur dëmtime apo plagë.

Gjendja e tij siç raporton “Mirror”, i shkakton dhimbje të forta dhe tronditje psikologjike.

Fillimisht mjekët mendonin se vuante nga emolakria, një gjendje klinike e cila bën që pacientët në vend të lotëve të nxjerrin gjak, por diçka e tillë nuk u provua.

Babai i Akhilesh bëri apel në media, ndaj gjithë mjekëve në botë për të gjetur zgjidhje për të birin, pasi druan se nëse do zgjasë shumë, mund të jetë vdekjeprurëse.

“E kemi vizituar tek mjekët më të mirë në Indi. Asnjeri prej tyre nuk e kupton se si mund të kurohet kjo sëmundje. Kam frikë për jetën e djalit. U bëj thirrje gjithë mjekëve në botë që të ndërhyjnë për të shpëtuar tim bir”, thotë babai i tij./a.y/noa.al