Transmetuar më 11-02-2017, 17:41

Ha vjedhurazi copën e fundit të tortës, por nepsi i kushtoi rëndë, pasi u vra nga e ëma. Jack Garcia, ishte një fëmijë 9- vjeçar nga Maryland, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili u rrah me grushte deri në vdekje nga nëna e tij.

Gjithçka si ndëshkim pasi vogëlushi hëngri copën e fundit të tortës të cilën gruaja e kishte ruajtur për vete.

Nëna e goditi në mënyrë të përsëritur të birin në kokë, duke i shkaktuar traumë aq të rëndë sa që i shkaktoi vdekjen.

Por në ngjarjen makabre, gruaja u ndihmua nga i dashuri i saj, Robert Wilson, i dënuar më parë për vrasje.

Ngjarja shokuese siç shkruan noa.al ka ndodhur qershorin e kaluar, por në ditët e para të shkurtit kanë nisur seancat gjyqësore, prej nga kanë dalë dhe detajet shokuese.

Vogëlushi mësohet se u lidh në karrige dhe u rrah egërsisht. Për një javë, Jack qëndroi në terapi intensive, por tentativat e mjekëve për ta shpëtuar, rezultuan të kota. Gruaja Oriana Garcia 27 vjeçe, pranoi se e kishte rrahur të bijën, duke tentuar të justifikohej se gjithçka e kishte bërë për t’i mësuar se ishte e gabuar të merrje diçka pa leje.

Ajo dhe i dashuri i saj, që të dy ndodhen në qeli dhe rrezikojnë nga 20 vite burg./a.y/noa.al