Transmetuar më 11-02-2017, 17:22

Ndahet nga jeta djali i vetëm i biznesmenit të njohur shqiptar Ahmet Muçaj. Silvester Muçaj, 23 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë, ku pavarësisht dy ndërhyrjeve kirurgjikale që i’u nënshtrua, nuk i’a doli.

Ai ishte djali i vetëm i ish- pronarit të Universitetit “Kristal”, Ahmet Muçaj, i cili njihej ndryshe edhe si Meti i Kristalit, duke lënë pas dhimbje të madhe për familjen.

Mësohet se i riu është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit, mes dhimbjesh e lotësh të familjes, miqve dhe të afërmve./a.y/noa.al