Transmetuar më 11-02-2017, 10:59

Egjiptiania Eman Ahmed konsiderohet si gruaja më e shëndoshë në botë. 36 vjeçarja peshon 500 kg, ndërsa ka shkuar në Mumbai për t’ju nënshtruar një operacioni të vështirë kirurgjikal në spitalin Saifee.

Që nga mosha 25 vjeçare ajo nuk dilte nga shtëpia në Alessandria dhe ishte në ato kushte sa të shtynte familjarët e saj të lëshonin një apel ndërkombëtar.

Kërkesës iu përgjigj mjeku indian dhe filantrop i Mumbait, Muffazal Lakdawala. Për të lëvizur Eman nga vendi u desh një vinç i veçantë i përdor nga spitali i përgatitur sipas nevojave të saj për trajtim.

Mjekët nga spitali thanë se Eman iu deshën rreth pesë orë për të arritur në Mumbai nga vendlindja e saj në Egjipt.

Duke pasur parasysh kërkesat e saj të veçanta një vinç u thirr për të hequr shtratin e 36 vjeçares në katin e parë të spitalit, i projektuar veçanërisht për trajtimin dhe ndërhyrjet kirurgjikale të Eman.

Tashmë 36 vjeçarja pritet t’i nënshtrohet disa operacioneve për të humbur kilogramët e tepërt, trajtim që do i duhet të jetë nën kujdesin e mjekëve për të paktën 6 muaj./b.l/noa.al/