Transmetuar më 11-02-2017, 07:30

Pasi apartamenti i saj është përfshirë nga flakët, një grua shihet në tarracën e pallatit duke kërkuar ndihmë.

Në videon e postuar më poshtë, e cila është regjistruar në Bosnjë, shfaqen pamje vërtet rrëqethëse kur gruaja e pashpresë apelon për ndihmë në momentet të fundit të jetës.

Pamjet tmerruese të publikuara në internet kanë shokuar opinionin në Bosnjë, ku në të shihet gruaja që pas disa minutave digjet për së gjalli deri sa vdes.

Mjekët kujdestar të Sarajevës, kanë konfirmuar se dy persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të një bombole gazi në një apartament, ndërsa tetë persona të tjerë kanë pësuar lëndime.