Transmetuar më 10-02-2017, 22:17

Neslihan Yilmaz, 19 vjeç kishte një vit që ishte lidhur me një vajzë të quajtur Oguzhan Kaloglu, por raportohet se vajza e kishte lënë.

Si pasojë e kësaj, djali i mërzitur që gjërat nuk kanë shkuar mirë me dashurinë e tij, vendosi të kryente aktin ekstrem.

I riu nga fshati Safran në Turqi kreu vetëvrasjen me pushkën e babait të tij, ndërsa ai e publikoi  ngjarjen direkt në rrjetin social Facebook në një video live.

Pasi dëgjuan krismën, prindërit e djalit u futën në dhomën e tij duke e gjetur në dysheme në mes të një pellgu gjaku.

Djali u dërgua me urgjencë në spital ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht nuk arriti të shpëtonte.