Transmetuar më 10-02-2017, 21:32

Një grua është dënuar duke u rrahur me kamxhik, ndërsa dyshohet se dënimin e ka marrë për një lidhje jashtë martesore.

Në videon e postuar ditën e premte në rrjetet sociale, shihet se si një burrë e godet me kamxhik gruan e cila është e mbuluar dhe e ulur në gjunjë.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Indonezi dhe gruaja është dënuar nën ligjin e Sheriatit.

Gjithashtu sipas pamjeve që të ofron video, shihet se si dhjetëra persona ishin të mbledhur për të parë dënimin e vrazhdë ndaj kësaj gruaje.

Pas rrahjes mizore që i bëhet kësaj gruaje, shihet se si ajo humbet ndjenjat duke rënë në tokë për shkak të goditjeve të forta./b.l/noa.al/