Transmetuar më 10-02-2017, 17:51

Pas lajmit të bërë publik nga Philipp Lahm të martën se në verë do të lërë futbollin, Pep Guardiola nuk mund të mos thoshte dy fjalë për mbrojtësin e djathtë, i cili ka qenë lojtar vendimtar në filozofinë që 45-vjeçari përçoi në Mynih.

“Philipp ishte dhe vijon të jetë një person i veçantë në jetën time. Ai është një nga lojtarët më fantastikë që kam stërvitur ndonjëherë dhe një nga më inteligjentët. Futbollit do t’i mungojë një nga lojtarët më të mirë në histori.

Ai mund të luajë në dhjetë pozicione. Nuk e ka problem, sepse e kupton lojën në mënyrë të përkryer. Ka qenë një nder i madh për mua të isha trajner i tij. Unë i uroj më të mirat” , u shpreh Pep.

Mbrojtësi gjerman, Philipp Lahm tashmë e ka zyrtarizuar se do të pensionohet nga futbolli në fund të këtij edicioni. Ai ka komunikuar se në fund të këtij sezoni do të tërhiqet nga futbolli./b.l/noa.al/