Përdhunoi të dashurën dhe u dënua me “maturi” deri ditën e martesës. Cody Herrera, është një i ri amerikan nga Idaho, i cili ishte 17 vjeç kur u akuzua për përdhunimin e të dashurës së tij.
I riu i cili tashmë është 19 vjeç, kishte pasur disa partnere deri në mars të vitit 2015, kur përdhunoi të dashurën 14- vjeçare dhe kjo gjë duket se kishte shkaktuar çrregullime lidhur me raportet seksuale.
Kështu në vendimin e dhënë ndaj tij këtë të hënë, ai u dënua që të mos bëjë seks deri në momentin që të martohet, në këmbim të lirisë me kusht.
Jo vetëm kaq por siç shkruan noa.al, ai do të ndjekë një terapi intensive për një vit, për të zgjidhur çrregullimet që ka në raport me seksin.
Siç shkruan “The Independent”, gjithë ngjarja ndodhi pasi nëna e 14- vjeçares e kishte të ndaluar ta takonte dhe ai nëpërmjet dhunës kishte hyrë në shtëpinë e saj dhe e kishte përdhunuar./a.y/noa.al