Transmetuar më 10-02-2017, 10:47

Tiranë, 10 shkurt 017, NOA.al- Presidenti Bujar Nishani shpreh ngushëllimet dhe dhimbjen për humbjen e jetës nga tre minatorët kinezë në minierën e Bulqizës, trupat e të cilëve u gjetën mbrëmë pas gjashtë ditë kërkimesh intensive.

Në mesazhin e tij kreu i Shtetit thotë se tragjedia e papritur e ndodhur në minierën e Bulqizës ditën e shtunë si pasojë e shpërthimit të gazit hidrogjen, që bllokoi nëntokë në krye të detyrës tre minatorë, duke plagosur edhe tre të tjerë, për më tepër qytetarë kinezë, të cilët punonin dhe jetonin në vendin tonë, duke u përpjekur të ndërtojnë një të ardhme më të mirë, i ka ngjallur një ndjenjë ankthi të parrëfyer për fatin e tyre.

Presidenti thotë se gjatë gjithë këtyre ditëve i ka ndjekur me vëmendje dhe shqetësim, pse jo edhe me shpresë, përpjekjet e mundimshme që po bëheshin për shpëtimin e tyre, por mbrëmë mbërriti lajmi i kobshëm për gjetjen e trupave pa jetë të tre minatorëve, lajm të cilin thotë se e priti me hidhërim të madh.

“Gjej rastin të përsëris apelin tim institucional, por edhe njerëzor, që të merren të gjitha masat e nevojshme teknike në mënyrë që ngjarje të tilla të rënda e tragjike të mos përsëriten më në galeritë e minierave shqiptare si dhe të vënies para përgjegjësisë së shkaktarëve të mundshëm”, thuhet në mesazhin e Presidentit.

Ndër të tjera, si Kryetar i Shtetit, por edhe në emër të gjithë qytetarëve si shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin për familjet dhe të afërmit e viktimave dhe të ndaj me ta solidaritetin e mbarë popullit shqiptar për ata tre njerëz punëtorë dhe të sakrificave.

Bulqizë, gjenden pas 6 ditësh trupat e tre minatorëve kinezë

Pamjet brenda galerive, kërkime në minierën e Bulqizës për 3 minatorët kinezë

Shpërthen gaz metan në minierën e Bulqizës, lëndohen 3 kinezë

an>