Transmetuar më 10-02-2017, 07:29

New York në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ditëve të fundit është përfshirë nga një i ftohtë i acartë.

Temperaturat nën zero gradë janë shoqëruar me dëborë dhe akull, duke paralizuar një pjesë të jetës normale. Në fotografitë që noa.al, sjell si ilustruese shihen pamje nga disa prej rrugëve të zbardhura dhe vështirësive që hasen gjatë lëvizjes.

Nga New York, Massachusetts, Pennsylvania, Maine, New Jersey dhe Connecticut, bregu lindor i SHBA është nën pushtetin e dëborës.

Për shkak të kushteve atmosferike 3000 fluturime janë anuluar, shkolla dhe zyra të ndryshme janë mbyllur.