Transmetuar më 09-02-2017, 20:33

Tre trupat e minatorëve kinezë të bllokuar në minierën e Bulqizës para gjashtë ditëve janë gjetur mbrëmjen e sotme.

Sipas të dhënave të para mësohet se trupat janë gjetur në nivelin e 21-të të minierës, ndërkohë që ende nuk janë nxjerrë në sipërfaqe.

Pritet që trupat të nxirren rreth orës 23:00.

Për ngjarjen ka pasur një interesim të herëpashershëm edhe të ambasadës kineze si dhe ishin angazhuar një numër i madh forcash për gjetjen e tre minatorëve që fatkeqësisht humbën jetën.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 13:30 të së shtunës, në seksionin e punimeve për pusin e ri, në nivelin 21.

Minatorët kinezë ishin punonjës të kompanisë kineze “Xiang Enginering”, e kontraktuar nga kompania “Albchrome”.