Transmetuar më 09-02-2017, 18:37

Bethany Thompson kur ishte 3 vjeçe u diagnostikua me tumor në tru dhe iu desh të kalonte beteja të tëra me trajtime e ndërhyrje kirurgjikale.

Ajo mundi të çlirohej nga kanceri në vitin 2008, por ndërhyrjet e shumta kishin shkaktuar dëmtim të nervave, çka kishte ndryshuar buzëqeshjen e saj.

Kjo bëri që 11-vjeçarja të mos i shpëtonte bulizmit në shkollë, ku e tallnin vazhdimisht për shkak të mimikës së deformuar, shprehet nëna e Bethany, Wendy Feucht.

Freucht tha se pas një tjetër dite të vështirë në shkollë, Bethany i kishte rrëfyer shoqes së saj të ngushtë se nuk mund të duronte më dhe se do të vriste veten.

Dhe kështu bëri. Babai i shoqes së saj telefonoi nënën e Bethany, por ishte tepër vonë. Bethany kishte mundur të gjente një armë që mbanin në shtëpi dhe të qëllonte veten fatalisht një herë.

Prindërit e vajzës janë të bindur se ishin talljet e vazhdueshme në shkollë ato që e çuan në këtë vendim tragjik 11-vjeçaren.