Transmetuar më 09-02-2017, 17:46

Pirja e ujit para dhe gjatë ushqimit është një ves që e kanë shumë njerëz. Zbulimet e reja tregojnë se pirja e ujit gjatë ngrënies bën më shumë dëm sesa dobi.

Dietologia Robin Joukilis, ka rekomanduar që uji nuk duhet të pihet një gjysmë ore para dhe një orë pas ngrënies së ushqimit. Nëse ju duhet të pini ujë gjatë ngrënies, për t’ju ndihmuar të përtypni më lehtë ushqim, pini gllënka të vogla.

Përndryshe, në qoftë se ju pini gjatë vaktit shumë ujë në një kohë, mund të çojë te shpërbërja e rezervave të acidit klorhidrik në stomak, i cili është thelbësorë për tretjen e duhur të ushqimit.

“Pirja e ujit gjatë ngrënies mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi. Sasia e madhe e lëngut gjatë ngrënies mund të shkaktojnë fryrje, probleme me tretje dhe parandalimin e absorbimit të duhur të materieve ushqyese”, konfirmon dietologia Ali Miller.

PH ideal në lukth, shton Miller, është 1 deri në 2, dhe ky nivel ndihmon në shpërbërje të proteinave, stimulon lirimin e enzimave për tretjen e ushqimit, ndihmon në absorbimin e vitaminës B12 si dhe në konvertimin e ushqimeve në qull që lehtëson tretjen.

Kur pini gjatë vaktit i gjithë procesi ngadalësohet dhe pastaj vjen fryrja dhe tretja e dobët. Kur është më mirë të pihet ujë? Për tretje të shëndetshme gjatë ngrënies, pini maksimum dy decilitra ujë (një gllënkë të vogël). Gjatë pjesës tjetër të ditës pini midis vakteve që do t’ju ndihmojë të largoni urinë.