Transmetuar më 09-02-2017, 16:52

Mbrojtësi gjerman, Philipp Lahm tashmë e ka zyrtarizuar se do të pensionohet nga futbolli në fund të këtij edicioni.

Ky lajm ka alarmuar drejtuesit e skuadrës gjermane, të cilët janë vënë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë.

Sipas O Jogo, Bayerni dëshiron mbrojtësin e Benficas, Nelson Semedo, i cili shihet si zëvendësuesi perfekt i Lahm.

Në 2014-tën, Philip Lahm, menjëherë pas Botërorit të fituar në Brazil u tërhoq nga kombëtarja e pancerave, ndërsa pas disa muajsh në verën e vitit 2017, ai do të varë përfundimisht këpucët në gozhdë.

Lahm ka komunikuar zyrtarisht se në fund të këtij sezoni do të tërhiqet nga futbolli./b.l/noa.al/