Transmetuar më 09-02-2017, 16:24

Franca ka shtyrë vendimin për Ramush Haradinaj. Seanca e radhës do të mbahet me 2 mars ku pritet që të merret dhe vendimi përfundimtar.

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë para trupit gjykues në Francë se është i pafajshëm dhe se në luftën e fundit në Kosovë i ka mbrojtur civilët shqiptar.

Gazetari i ‘Indeksonline’, ndodhet në seancën gjyqësore dhe citon se Haradinaj të ketë thënë se Kosova është çliruar bashkë me NATO-n.

Kryetari i AAK-së ishte sot në Colmar të Francës për të zhvilluar betejën e radhës kundër Serbisë. Haradinaj pret lirimin e tij nga gjykata franceze në Colmar, ku po mbahet që nga data 4 janar kur është arrestuar sipas një fletarresti të Serbisë, nën akuzat për krime lufte.

Serbia ka kërkuar ekstradimin e tij dhe nxjerrjen para gjykatave serbe, ndërsa Haradinaj thotë se në aktakuzën e Serbisë, me të cilën kërkon estradimin, “nuk ka asgjë të re me të cilën nuk është përballur edhe në Hagë”, ku dy herë është shpallur i lirë ndaj akuzave për krime lufte./b.l/noa.al/