Transmetuar më 09-02-2017, 12:07

Një shpërthim i fuqishëm është shënuar në një central bërthamor në Flamanville, të Francës.

Gjithçka ndodhi paraditen e sotme, ndërsa nga të dhënat paraprake nuk ka rreziqe të mëtejshme.

Ndërkohë pesë persona u helmuan pas shpërthimit, duke u dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas shpërthimit reaktori i centralit bërthamor, u fik për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

Shpërthimi u verifikua në një nga sallat e centralit, ku nuk ka elementë radioaktivë dhe për pasojë nuk ka rrezik ndotje./a.y/noa.al