Transmetuar më 09-02-2017, 10:07

Vushtrri, 9 shkurt 2017, NOA.al- Vihet në pranga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti.

Arrestimi i saj u bë mëngjesin e sotëm në Vushtri në shtëpinë e saj. Prangosja e Dërgutit është bërë pasi nuk u është përgjigjur thirrjeve Prokurorisë për t’u paraqitur rreth akuzave për gjuajtjen e gazit lotsjellës, në seancat parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

“Policia e Kosovës bazuar në mandatin ligjor që ka është e obliguar në zbatimin e urdhër arresteve të ligjshme të lëshuara nga organet e drejtësisë dhe bazuar në këtë, sot me 09.02.2017 në orët e mëngjesit ka realizuar zbatimin e një urdhërarresti në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor Vushtrri. Njësitet relevante policore të stacionit policor Vushtrri, bazuar në urdhëresë, kanë ndaluar deputeten e RKS-së znj. Aida Dërguti, të cilën e kanë njoftuar mbi arsyen e ndalimit dhe bazuar në urdhëresë të njëjtën e kanë shoqëruar në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë

Më tej thuhet se deputetja ka bashkëpunuar me policinë dhe është shoqëruar në gjykatë, ashtu siç parashihet me urdhëresë./a.y/noa.al