Transmetuar më 08-02-2017, 12:00

Kujdes ndaj sheqerit, stimulon oreksin. Kjo pasi ëmbëlsuesit jo vetëm që nuk frenojnë, por shtojnë oreksin, duke shtyrë që të hahet më shumë.

Sipas një studimi, të studiuesve të Agency for Science, Technology and Research në Singapor, të publikuar në revistën shkencore “International Journal of Obesity”, konsumi i pijeve pa kalori dhe me ëmbëlsues, ka ndikim minimal në rikuperimin e energjive.

Eksperimenti u zhvillua në 30 persona të cilëve i’u dha mëngjes një pije me ëmbëlsues të ndryshëm.

“Energjia e ruajtur duke zëvendësuar sheqerin me ëmbëlsues jokalorik, u kompensua gjatë vakteve pasuse, duke bërë që të mos ketë asnjë ndryshim në të katërta rasteve me ëmbëlsues të ndryshëm”, u konstatua në studim./a.y/noa.al