Transmetuar më 08-02-2017, 08:25

Pas të rinjve me origjinë shqiptare, pjesë e ushtrisë greke, të cilët bënë simbolin e shqiponjës të veshur me uniformë, një tjetër shqiptar e pëson.

Në portin “Gaios Paxon” në Parga, një 17- vjeçar shqiptar, bëri simbolin e shqiponjës me duar para flamurit grek.

Këtë fotografi, i riu e publikoi në rrjetet sociale duke bërë bujë me veprimin e tij.

Pas identifikimit policia e shtetit fqinj bëri arrestimin e 17- vjeçarit shqiptar, i akuzuar për fyerje të simbolit të shtetit grek.

Pas arrestimi, gjykata greke ka vendosur dëbimin e tij nga Greqia, si ndëshkim për veprimin e bërë./a.y/noa.al