Transmetuar më 08-02-2017, 00:18

Philipp Lahm ka njoftuar zyrtarisht se do të tërhiqet në fund të këtij edicioni nga futbolli i luajtur.

Vetëm pak minuta pas ndeshjes ndaj Ëolfsburgut, kapiteni dhe legjenda e Bayern Munich, njoftoi lajmin pikëllues për tifozët.

Ai u shpreh se nuk është më në gjendje që të aktivizohet në nivele të larta pas këtij edicioni dhe prandaj ka vendosur të tërhiqet përfundimisht.

“Unë besoj se jam në gjendje të luaj në nivele të larta deri në fund të këtij sezoni, por jo më shumë. Unë do të tërhiqem nga futbolli në fund të sezonit”, tha Lahm pas ndeshjes.