Transmetuar më 07-02-2017, 23:22

Skuadra e Barcelonës kualifikohet në finalen e “Kupës së Bretit”, pas barazimt 1-1, që arriti kundër Atletico Madridit në mbrëmjen e sotme.

Barcelona kalon në finale pasi fitoi 2-1 në takimin e parë që u zhvilluar javën e kaluar në “Vincente Calderon”.

Golat në këtë takim u shënuan nga Suarez për Barcelonën dhe Gameiro për Atleticon.

Ndeshja pati tension pasi tre lojtarë (Sergio Roberto e Luis Suarez për Barcelonën dhe Carrasco për Atletico Madri) në këtë takim u ndëshkuan me kartonë të kuq.