Transmetuar më 07-02-2017, 22:55

Skuadra e Romës “ka shkatërruar Fiorentinën me rezultatin e thellë 4-0, në takimin e vlefshëm për javën e 23-të në “Serinë A” italiane.

Kryeqytetasit mposhtën Fiorentinën në stadiumin “Olimpico”, me golat e realizuar nga Dzeko (2), Fazio dhe Nainggolan.

Me këtë fitore Roma klasifikohet në vendin e dytë me 50 pikë, katër më pak se Juventus në vendin e parë por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.