Transmetuar më 07-02-2017, 19:43

Përmes rrëfimit të një nëne që humbi të birin si pasojë e plumbave të armës, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri thirrje për dorëzimin vullnetar të tyre.

Nëna: Jam një nënë e përvëluar, e djegur në maksimum. Në 97-n nga këto armë të mallkuara më vranë djalin. Çdo armë është një vdekje.

Nga Burreli, ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri u apeloi gjimnazistëve të mos kenë model këngëtarët që i bëjnë thirrje dhunës, apo përdorimit të armëve, dhe të reagojnë ndaj çdo postimi që bën thirrje për dhunë në rrjete sociale, shkruan Ora News.

Tahiri: Nuk di sa prej jush marrin iniciativë që t’u thonë shoqeve dhe shokëve se kjo nuk duhet. Nuk di sa prej jush e quajnë edhe problem dhe që e mendojnë se duhet të përpiqemi të gjithë bashkë për të ndaluar një të keqe të vogël që kthehet në një problem për lagjen, komunitetin dhe mbi të gjitha familjen.

Ligji i miratuar në Parlament, ka 30 prillin, afatin përfundimtar për dorëzimin vullnetar të armëve pa leje.