Transmetuar më 07-02-2017, 19:05

Edhe ylli i futbollit David Beckham përfundon në kurthin e hackerave. Mesfushori anglez, ka rënë viktimë e një shantazhi prej një milion sterlinash, para se korrespodenca e tij personale të shpërndahej në shtypin e gjithë botës.

Bëhet fjalë për 18.6 milionë emaile dhe dokumente të nxjerra nga serveri Doyen Global, shoqëria e marrëdhënieve me publikun, të Beckham.

Siç shkruan “Mirror” piratët kompjuterikë kanë përdorur serverat rusë për të publikuar dokumentet në sajtin e Football Leaks.

Mes emaileve të publikuara, është njëri ku ish- kapiteni i kombëtares angleze i quante “Një grup budallenjsh”, anëtarët e agjencisë së shërbimeve të brendshme të mbretëreshës Elizabeth. Hetimet lidhur me këtë rast kanë përfshirë një sërë kompanish të njohura./a.y/noa.al