Transmetuar më 07-02-2017, 18:47

Tiranë, 7 shkurt 2017, NOA.al/ Përditësuar – Drejtori i Muzeut Kombëtar, Melsi Labi është liruar nga detyra me një vendim të ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro. 

Ky lirim i bërë ditën e sotme, e martë, vjen pasi pak ditë më parë, Labi akuzoi ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, se nuk mbështet Muzeun Kombëtar por se ka favorizuar muzetë privatë, akuza të cilat u mohuan nga ministria.

Sipas ministrisë akuzat e Labit janë të pavërteta, ndërsa largimi i tij nga detyra është bërë për thyerje të besimit të ministres ./a.y/noa.al