Transmetuar më 07-02-2017, 17:10

Proteinat janë një pjesë e rëndësishme për të pasur një dietë të ekuilibruar, pasi ndihmojnë për të pasur më shumë energji, për të formuar dhe riparuar muskujt, për të forcuar sistemin imunitar, krahas një sërë vetish të tjera për organizmin.

Por çfarë ndodh nëse konsumojmë shumë proteina? Mund të kemi luhatje humori, shëndet dhe mund të ndihemi të lodhur.

Dietologia amerikane Kaleigh McMordie, thotë se tepria me proteina mund të jetë shkaku i një sërë problemeve shëndetësore.

Humori i keq- Nëse e gjeni veten shpesh me moralin përtokë, kjo mund të jetë për shkak të një doze të tepruar proteinash në regjimin ushqimor. Këshillohet që proteinat të zëvendësohen në karbohidrate komplekse si fruta, kos, oriz integral dhe tërshërë.

Mendimet e turbullta- Ndjesia e vazhdueshme e lodhjes gjatë pasdites, mund të jetë tregues i qartë se organizmi po merr shumë proteina dhe se po reduktohet doza ditore e karbohidrateve. Ndjesia e turbullsisë së mendimeve është sinjal i qartë i teprish me proteina. Një zgjidhje ideale është konsumi i frutave dhe perimeve mes vakteve.

Inat i pakontrolluar– Kur kalon shumë kohë mes një vakti dhe tjetrit, mund të krijohet ndjesia e humbjes së durimit. Për dietologen McMordie, kjo gjë do të thotë se organizmi merr shumë proteina. Nëse krijohet kjo ndjesi, këshillohet të hahet kos, fruta pylli, alternim i djathit të bardhë me fruta pylli dhe drithëra.

Shëndeti i tepërt– Nëse është e vërtetë se një dietë e pasur me proteina ndihmon për të mposhtur urinë, nuk mund të mohohet se kush e tepron me konsumin e tyre, shton dukshëm në peshë. Kjo pasi mishi ka shpesh yndyrë dhe kalori ekstra. Për një dietë më të balancuar bëni një alternim me proteina, fruta dhe perime.

Kapsllëku- Nëse merren shumë proteina, organizmi ka vështirësi në tretje dhe në jashtëqitjen e rregullt, duke shkaktuar kapsllëk. Kështu që proteinat mund të zëvendësohen me perime dhe fibra, shkruan noa.al. Këshillohet që të merren së paku 25 gramë fibra në ditë nga ushqime si tërshëra, perimet dhe frutat.

Etja e vazhdueshme– Një tjetër sinjal që tregon se organizmi po merr shumë proteina, është dëshira e vazhdueshme për të pirë ujë. Kjo pasi proteinat e tepërta shkaktojnë dehidratim.

Aromë e keqe djerse– Jo vetëm që konsumi i shumtë i mishit shkakton më shumë djersitje, por provokon edhe aromë të rëndë të saj./a.y/noa.al