Transmetuar më 07-02-2017, 15:29

Tiranë, NOA.al- Deri në mesditë, zonat jugore do të karakterizohen nga kthjellime e vranësira kalimtare ndërsa vranësira më të dukshme dhe reshje të dobëta rrezikojnë zonat Veriore dhe më pak zonat Qendrore të vendit.

Mesdita do të sjellë stabilizim gradual të kushteve të motit duke bërë që pjesa më e madhe e territorit të dominohet nga kthjellime e vranësira kalimtare ndërsa zonat malore paraqiten me vranësira më të dukshme si dhe mbeten të rrezikuara nga reshje të pakta me karakter lokal.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rënie të lehtë gjatë mëngjesit por mesdita do të sjellë 2- 3 gradë rënie të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas here mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior – verilindor duke gjeneruar në det, dallgëzim 2- 3 ballë.

Europa

Pothuajse i gjithë kontinenti Europian do të karakterizohet nga masa ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant, herë pas here do të ketë vranësira të lehta e kalimtare. Po ashtu, me mot të kthjellët por të ftohtë paraqiten Europa qendrore si edhe vendet e Europës Lindore.

Ndërsa me vranësira dhe reshje të konsiderueshme dëbore do të paraqitet moti për rajonin e Balltikut dhe Europa veriore./a.y/noa.al