Transmetuar më 07-02-2017, 14:48

Do të dëgjoni lajme të bukura nga miqtë tuaj sot dhe kjo gjë do t’ju kënaqë pa masë. Mbase dhe ju mund të bëheni protagonistë duke anoncuar një lajm tuajin. Beqarët të mërzitur nga vetmia mund të hedhin hapa të pamenduara mirë. Financat nuk do kenë probleme, mos u shqetësoni për asgjë.

Dashi

Jo të gjitha objektivat tuaja do të realizohen sot. Shumë dyshime lidhur me një marrëveshje bërë në momentet e fundit me partnerin/en nuk do eci siç duhet. Beqarët do realizojnë mjaft takime interesante sot, por mundësitë që do iu ofrohen do jenë vetëm për aventura kalimtare. Financat do jenë të mira falë ndikimit pozitiv të yjeve.

Demi

Sot mund ti mbroni shumë mirë idetë tuaja edhe pa e ngritur tonin e zërit. Në shumë raste kjo gjë vetëm do t’ju dëmtonte duke krijuar mosbesim te njeriu i zemrës. Beqarët duhet të tregohen të kujdesshëm në marrjen e vendime, sepse po u nxituan do pësojnë zhgënjime më pas. Financat nuk do jenë të qëndrueshme, kujdes me shpenzimet.

Binjakët

Do të ketë një harmoni midis gjithë personave tuaj të afërt sot dhe partnerit/es. Kjo falë inteligjencës tuaj që keni ditur se si të sheshoni mosmarrëveshjet. Beqarët të mërzitur nga vetmia mund të hedhin hapa të pamenduara mirë. Financat do vijnë duke u përmirësuar në mënyrë të ndjeshme falë menaxhimit tuaj.

Gaforrja

Sot do të keni debate me këdo del përpara në rrugën tuaj, përfshirë edhe partnerin/en. Jo gjithmonë ata që mendojnë ndryshe nga ju e kanë gabim, mbase po gaboni ju. Beqarët do tregohen mjaft joshës në takimet e sotme dhe do tërheqin pas vetes shumë persona. Financat do jenë me fat sot dhe do jenë të mira edhe për të shpenzuar.

Luani

Një udhëtim i papritur do të ndryshojë të gjitha planet e ditës tuaj. Duhet të shtyni për më vonë çdo gjë që kishit menduar të bënit ju të dashuruarit. Beqarët do realizojnë takime interesante të cilat do i falin emocione dhe kjo do i bëjë të ndjehen mirë me veten. Financat nuk do kenë probleme, mos u shqetësoni për asgjë.

Virgjëresha

Sot ju duhet të merreni me marrëdhënien tuaj me partnerin/en e cila kohët e fundit ka filluar të ftohet disi. Filloni t’i përkushtoheni pak më shumë kohë edhe asaj. Beqarët do njohin një person të ri i cili do i bëjë të mendojnë ndryshe për dashurinë dhe të ardhmen. Në planin financiar parashikohen disa probleme serioze.

Peshorja

Vazhdoni të jeni të pavendosur në qëndrimet që merrni ju të dashuruarit. Kjo do të sjellë konfuzion jo vetëm tek ju por edhe te personat që varen nga ju. Beqarët bëjnë mirë të mendohen mirë para se të marrin vendime që lidhen me të ardhmen e tyre. Në planin financiar gjithçka do të ecë mirë, nuk keni pse të shqetësoheni.

Akrepi

Sot do të merrni një dhuratë që nuk e prisnit ju të dashuruarit. Çdo gjë e mirë që po ju ndodh është falë sjelljes suaj korrekte. Beqarët do realizojnë takime interesante, dhe për shumë prej tyre mund të nisë një etapë e re në jetë. Financat do vijnë duke u përmirësuar, do kenë ndikimin pozitiv të yjeve.

Shigjetari

Keni një projekt që mezi po e prisni dhe po i kushtoni të gjithë vëmendjen tuaj ju që jeni në një lidhje. Në sajë të tij varen shume gjëra në të ardhmen tuaj. Beqarët nëse duan të ndryshojnë statusin, bëjnë mirë që t’i shfrytëzojnë mundësitë e mira për takime. Financat nuk do jenë të këqija, por gjithsesi tregohuni të matur me shpenzimet.

Bricjapi

Jeni duke ecur në rrugë të ndryshme me partnerin/en dhe kjo gjë do t’ju nervozojë shumë sot. Do të shkoni drejt një ftohje që sa vjen po bëhet më e thellë. Beqarët të ndihmuar edhe nga Venusi do realizojnë një takim interesant nga i cili do ju rrahë zemra fort. Financat do jenë të mira, do arrini ti mbani nën kontroll.

Ujori

Do të dëgjoni lajme të bukura nga miqtë tuaj sot dhe kjo gjë do t’ju kënaqë pa masë. Mbase dhe ju mund të bëheni protagonistë duke anoncuar një lajm tuajin. Beqarët të vendosur për të mos qëndruar më vetëm do fillojnë t’i kushtojnë rëndësinë e duhur ftesave për takime. Financat do arrini ti përmirësoni, do keni yjet në krah.

Peshqit

Nëse ndryshoni ambient sot do t’ju bëjë mirë ju të dashuruarve. Dimri i ka ditët shumë të shkurtra dhe netët ju ftojnë të jeni ngrohtë dhe në shoqëri të mirë. Beqarët nëse nuk duan të lëndohen, duhet të tregohen të kujdesshëm në hapat që do hedhin drejt të ardhmes. Financat do varen nga mënyra juaj e menaxhimit./b.l/noa.al/