Transmetuar më 07-02-2017, 12:42

Në ditët e sotme për shkak të ngarkesës në punë apo në shkollë, thuajse shumica e njerëzve e kanë të pamundur ushtrimin e një aktiviteti fizik.

Ajo çfarë ju sugjerojnë është se pas kafes dhe ngrënies së mëngjesit të bëni këtë ushtrim i cili zgjat vetëm 5 minuta.

Ushtrimi quhet “Dielli” apo Surya Namaskar dhe është ushtrim joga. Përfitimet e këtij ushtrimi janë:

Forcon sistemin imunitar

Stimulon sistemin e tretjes

Zvogëlon depozitat yndyrore në trup

Ju jep energji

Ndihmon sistemin nervor për të menduar pozitivisht

Sigurisht që ushtrimi duhet të bëhet çdo ditë, në mënyrë që të vëreni ndryshime pozitive në veten tuaj.