Transmetuar më 07-02-2017, 00:30

Kryeqyteti i Maqedonisë, Shkupi, që nga dita e sotme do të vendosë transport publik falas brenda qytetit, deri në momentin e uljes së ndotjes së ajrit.

Lajmin e ka bërë të ditur në një konferencë për shtyp, kryebashkiaku i Shkupit, Koce Trajanovski.

Transporti do të jetë falas deri sa niveli i ndotjes së ajrit të ulet deri në nivelin e lejuar.

Qyteti i Shkupit së bashku me komunat do të intensifikojnë kontrollin e shesheve të ndërtimit dhe do të vazhdojë me pastrimin intensiv të rrugëve të qytetit dhe bulevardeve.

Trajanovski apelon te punonjësit në qytetin e Shkupit që të lëvizin në punë me autobusë dhe shtoi se automjetet zyrtare do t’i shfrytëzojnë vetëm inspektorati i qytetit.