Transmetuar më 06-02-2017, 16:58

Sot nuk po organizoheni dot siç duhet ju të dashuruarit. Fillimi i kësaj jave ju ka gjetur kaotikë dhe në rrëmujë e sipër. Beqarët do kenë mundësi të shumta për të filluar një lidhje, por nuk do e ndjejnë ende veten gati për ndryshime. Financat do vijnë duke u përmirësuar ndjeshëm.

Dashi

Sot parashikohen debate me partnerin/en. Në shumë gjëra nuk do të ndani të njëjtin mendim dhe kjo do ju sjellë konflikte. Beqarët do kenë një takim të papritur i cili do i bëjë të mendojnë më shumë për dashurinë dhe të ardhmen. Financat pritet të përmirësohen falë menaxhimit tuaj të mirë.

Demi

I gjithë fokusi juaj sot është përqendruar tek marrëdhënia juaj në çift. Jeni në zhvillime shumë të rëndësishme për të ardhmen. Beqarët do jenë mjaft tërheqës ditën e sotme dhe do bëjnë për vete këdo person që pëlqejnë. Financat do jenë të mira, planetët do iu ndihmojnë të gjeni ekuilibrin.

Binjakët

Një ditë e qetë dhe me të gjitha gjërat të mirë organizuara për ju të dashuruarit. Do të jeni mjaft të dashur me personat që keni afër vetes. Beqarët do kenë mundësi të shumta për të filluar një lidhje, por nuk do e ndjejnë ende veten gati për ndryshime. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet.

Gaforrja

Po e nisni këtë ditë me këmbën e gabuar ju që jeni në një lidhje dashurie dhe kjo gjë do të reflektojë në çdo vendim tuajin në orët në vazhdim. Beqarët do bënin mirë ta linin veten të lire dhe të mos kërkonin asgjë me ngut. Financat do jenë goxha të mira, yjet do ndikojnë pozitivisht tek të ardhurat tuaja.

Luani

Sot jeni shenja më me fat e Zodiakut ju të dashuruarit. Çdo gjë është siç dëshironi madje disa situata do të dalin më mirë seç e prisnit. Beqarët do tërheqin pas vetes shumë persona me sharmin e tyre, por duhet të tregohen të kujdesshëm me vendimet që do marrin. Financat do vijnë duke u përmirësuar ndjeshëm.

Virgjëresha

Jeni përqendruar në planet për të ardhmen, por dita e sotme do t’ju kushtëzojë të zgjidhni sa me shpejt disa probleme me partnerin/en. Beqarët do kenë një ditë me fat sot në dashuri dhe me ndihmën e yjeve mundësitë për takime do jenë të shumta. Financat do jenë të mira, nuk do përballeni me vështirësi.

Peshorja

Sot jeni ju të dashuruarit protagonistët e ditës dhe kjo gjë do t’ju pëlqejë. Në çdo aspekt do të kërkoni më të mirën e gjërave. Beqaret do tërhiqen nga një person që do takojnë, por nuk do ja shprehin dot ndjenjat e tyre. Në planin financiar shmangni shpenzimet për të qëndruar sa më larg problemeve.

Akrepi

Duhet të përshtateni me ndryshimet sot ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Do të ndodhin shumë shpejt dhe ju do të jeni të luhatur përgjatë gjithë ditës. Beqarët nëse duan që të ndryshojnë statusin bëjnë mirë që të tregohen më të vëmendshëm në takimet që do realizojnë. Financat do jenë me fat, yjet do ndikojnë pozitivisht.

Shigjetari

Sot jeni përqendruar në objektivat më të shpejta për ti arritur. Personi afër jush dëshiron të japë kontributin e vetë në suksesin tuaj. Beqarët do realizojnë takime interesante gjatë kësaj dite dhe do ndihen mjaft të lumtur me veten e tyre. Financat do jenë të mira, nuk ka vend për shqetësime.

Bricjapi

Sot nuk po organizoheni dot siç duhet ju të dashuruarit. Fillimi i kësaj jave ju ka gjetur kaotikë dhe në rrëmujë e sipër. Beqarët do kenë takime pa fund, por mundësitë që do ju ofrohen do jenë vetëm për aventura kalimtare. Financat do jenë të mira falë menaxhimit tuaj të kujdesshëm dhe me maturi.

Ujori

Vazhdon ende faza pozitive për të gjithë ju që ndodheni në shenjën e ujorit dhe yjet do ju ndihmojnë pavarësisht vështirësive. Në aspektin afektiv do ti lejoni vetes një udhëtim mjaft të këndshëm me partnerin/en. Beqarët do jenë të privilegjuar sot, takimet do i falin emocione pa fund. Financat do jenë të qëndrueshme.

Peshqit

Në aspektin afektiv do të jeni disi pasivë sot ju të dashuruarit. Një këshillë: diskutoni hapur me partnerin/en për çdo pyetje që ju mundon. Beqarët do kenë një ditë zakonshme, ku shoqëria e miqve nuk do i lërë të vuajnë mungesën e dashurisë. Financat do jenë të ekuilibruara, mundësi të mira edhe për të bërë investime./b.l/noa.al/