Transmetuar më 06-02-2017, 16:16

Nëse hani rrush dy herë në ditë, mund të ulni rreziqet për sëmundjen e Alzheimer dhe sipas shkencëtarëve mund të përshpejtoni memorien tuaj.

Vetëm dy porcione me rrush në ditë, mund t’ju shpëtojnë nga mungesa e të pasurit kujtesë të dobët, thotë një studim i ri.

Ekspertët besojnë se një element që ndodhet brenda këtij fruti, do t’iu ndihmojë që të mbani një tru të shëndetshëm.

Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë në Los Angeles, kanë eksperimentuar me njerëz që vuanin nga mungesa e memories që në moshë të hershme. Atyre iu është dhënë rrush për të ngrënë, nga 70 gramë në çdo ditë dhe rezultatet ishin mjaft pozitive.