Transmetuar më 06-02-2017, 15:31

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura do të karakterizojnë kushtet e motit edhe për ditën e nesërme, herë pas here do të ketë edhe intervale me kthjellime.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të cilat herë pas here do të gjenerojnë shira të dobët dhe lokalë. Më të dukshme shirat do të paraqiten në zonat veriore dhe qendrore. Ky instabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 apo 3 gradë si në vlerat minimale edhe në ato maksimale. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, duke bërë që edhe deti të jetë i trazuar.

Europa

Vendet mesdhetare do të karakterizohen nga mot i paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent, herë pas here do të ketë edhe stuhi të forta ere. Në ndikimin e motit të paqëndrueshëm do të jenë gjithashtu, vendet e Ballkanit ku vranësirat dhe shirat do të jenë prezent gjatë gjithë ditës.

Përsa i përket pjesës më të madhe të kontinentit të Europës do të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare./b.l/noa.al/