Transmetuar më 06-02-2017, 12:13

Ylli i Barcelonës, Neymar, është duke ëndërruar për Kupën e Botës.

Ai thotë se çdo ditë mendon se si do të ishte të shpallej kampion i kompeticionit më të madh për Kombëtare dhe shpreson që një ditë kjo ëndërr do t’i bëhet realitet.

“Nuk jam i shqetësuar, por që tani kam filluar të mendoj për Kupën e Botës. Jam njeri ëndërrimtar, nuk ndalem së menduar e imagjinuari se si do të ishte nëse do të fitoja Kupën e Botës.

Kështu, unë do të punoj shumë dhe të përgatitem për Rusia 2018”, ka deklaruar Neymar.