Transmetuar më 06-02-2017, 08:30

Vajza e shkrimtarit të ndjerë Dirtëro Agolli, Elona Agolli, e përfshirë nga dhimbja shpreh me të shkruar ato që ndjen, pas vdekjes së të atit.

Pas përcjelljes për në banesën e fundit të të atit, Elona ka bërë një status prekës në Facebook.

Postimi i plotë

Ati im Dritëro,

Ke shkruar aq shumë poezi për vdekjen, duke dashur të sfidoje ankthin prej saj. E mallkuara të mposhti; të mposhti fizikisht e përkohësisht.

Dritëroi po fle, dhe në ëndrrat e gjithkujt do shfaqet përherë si bardhi Dritëro që kurrë vdekje nuk ka.

Ati im, nuk më ndodhesh pranë fizikisht, unë nuk të ledhatoj dot flokët e bardha e të bukura tanimë, unë nuk këmbej dot mendime dhe ide të mençura, por unë të lexoj, të ndjej, të kam të gjallë.

Më thoje dikur që “e di ti si thotë një i ditur? Sa më larg distancohesh nga ndërtesat e larta, aq më të larta duken”.

Dhe ti Ati im je si ai monument i lartë që përherë do na shëmbëllesh edhe më i lartë.

Nuk është e lehtë për mua, vajzën, që përballë dashurisë së pakufi e pa kushte për atin, të pranojë ligjet e natyrës e faktin që jeta është proces.

“Mos vdis në dhomën e heshtur i shtrirë,

Është turp kaq shpejt të rrish e të vdesësh

Ne ëndërronim një vdekje pak më të mirê

Duke vdekur fytyrat tona t’i shihnim në pikën e vesës. Gjëmon zëri i poetit, në “Ëndërr e prerë”. /a.y/noa.al