Transmetuar më 05-02-2017, 19:28
Publicitet

Gjeniu i letrave Dritëro Agolli e ka lënë amanetin herët. Prej vitesh ai kishte bërë gati librin me poezi të viteve të fundit dhe e mbante të pabotuar. Atë ja ka kushtuar bashkëshortes Sadijes, që për më shumë se 50 vjet i qëndroi në krah dhe ishte e pandarë prej tij.

Gjeniu i letrave e ka lënë amanetin herët. Prej vitesh ai kishte bërë gati librin me poezi të viteve të fundit dhe e mbante të pabotuar. Atë ja ka kushtuar bashkëshortes Sadijes, që për më shumë se 50 vjet i qëndroi në krah dhe ishte e pandarë prej tij.

Libri titullohet “Prit edhe  pak..”. Priti gjatë në një dosje që mbahej në shtëpi, por erdhi për lexuesit vjen në 85-vjetorin e tij të lindjes, një lutje që vdekja të mos trokiste shpejt.

Por më shumë se vdekjen, Dritëro Agolli ka patur një tjetër frikë gjatë jetës së tij.

“Unë gjithmonë kam pasur frikë që në pleqëri mos e humb mendjen, mos më zërë skleroza, mos njoh rrugët, mos njoh njerëzit dhe kjo ka qenë frika më e madhe”, është shprehur në 2010 Dritëro Agolli.

Kjo intervistë është realizuar në 79-vjetorin e tij të lindjes për programin Wake Up. Çdo mëngjes ai e vinte në prove veten, transmeton TCH.

“Unë ditën e filloj pak më ndryshe. Ngrihem nga krevati dhe e vë këmbët në dysheme dhe kur i vë këmbët akoma pa u veshur mendoj, më mbajnë këto këmbë apo s’më mbajnë”, thoshte Agolli.

Por cila ishte dhurata e jetës së shkrimtarit?

“Një dhuratë e madhe është që e kam Sadiejn, gruan time për krahu, pasi po të mos ishte ajo, besoj se do të isha një matuf”.

Dhe prej vitesh Dritëroi ka lënë edhe amanetin, pasi një dite vdekja do të vinte.

“Një të fundit Dritëroi nuk e ka botuar, ka një vëllim me poezi. ‘Prit edhe pak’ i thotë vdekjes. Këtë nuk e ka botuar dhe ma ka kushtuar mua”, shprehej bashkëshortja e Agollit.