Transmetuar më 05-02-2017, 17:50

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalë lamtumire sot, në homazhin kombëtar për shkrimtarin Dritëro Agolli.

Ai lexoi edhe një mesazh në formë poezie, që siç u shpreh z.Rama, “e ka shkruar Dritëro Agolli për këtë ceremoni”.

Z.Rana i parapriu tekstit të Dritëroit me këto fjalë: “Duke i dhënë atij përulësisht lamtumirën, bashkë me ndjesën që po ia shqetësojmë gjumin e fortdëshiruar, dua t’ju lexoj përkufizimin më të pakonkurrueshëm në vërtetësi, që është bërë apo do të bëhet ndonjëherë, lidhur me jetën e me veprën e tij.

“Përjetësisht

këtu fle Dritëroi

Me etërit, gjyshërit dhe shokët pranë.

Të mira bëri pak gjersa jetoi,

Më tepër mund të bënte, po s’e lanë.”, – përfundon teksti që z.Rama citoi duke thënë se Dritëro Agolli e kishte shkruar enkas për këtë ceremoni të përcjelles së tij në banesën e fundit. /noa.al/

Fjala e plotë e z.Rama