Transmetuar më 05-02-2017, 13:03

Ministrja e Kulturës, Kumbaro: I dhe shpirtin jetës dhe i more poezinë

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro mes emocionesh përcolli pjesë nga poezitë e të madhit Dritëro, ndërsa tha se që dje prej mesazheve të vlerësimit duket se ka shpërthyer lumi Devoll .

“Me ty Dritëro nuk mund të flitet veçse për jetën, atë që ti e gëzoje. I dhe shpirtin jetës dhe i more poezinë, jetën që ti e mbushe në një mënyrë tjetërsoj”, tha ajo.

“Dua të të falënderoj, se nuk mbajte gjallë vetëm shpirtin tënd, por edhe timin, edhe të atij, asaj, se na mësove se kur njeriu nuk ndjen as kënaqësi, as dhimbje, nuk ndjen as gaz, as hidhërim, as shpresës, një gjë e the me dhimbje, lëreni të vdesë. Ti që i ke ndjerë të tëra, ti nuk vdes, prandaj nuk ka vlerë të flasësh për ikjen tënde’”, u shpreh më tej ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro – Furrxhi.