Transmetuar më 05-02-2017, 10:47

Qeveria e Rumanisë ka tërhequr dekretet, me anë të të cilit liroheshin disa zyrtarë të lartë të dënuar për korrupsion.

Kryeministri Sorin Grindeanu tha të dielën se dekreti do të shfuqizohet në një mbledhje të kabinetit. 

Tërheqja vjen pas protestave disa ditore që kishin përfshirë të gjithë Rumaninë, më masivet që nga viti 1989, kur ra regjimi komunist i Nikolae Çausheskut.

Mijëra rumunë dolën nëpër rrugë në protesta për të pestën ditë radhazi.

Udhëheqësit e qeverisë së koalicionit të Rumanisë, mendohet se hoqën dorë nga dekreti për të dekriminalizuar disa raste të abuzimeve me detyrën nga zyrtarët, duke shpresuar të ndalin përshkulëëzimin e protestave.

Një demonstratë masive u zhvillua megjithatë dje në mbrëmje, që ishte dhe ndër më të mëdhatë në vend që kur ra komunizmi në vitin 1989.

Presioni ndaj qeverisë nga brenda dhe jashtë vendit për të shfuqizuar dekretin që dobëson luftën ndaj korrupsionit në vend, ka qenë i jashtëzakonshëm.

BE kishte paralajmëruar Rumaninë që nuk duhet të bënte hapa prapa në luftën kundër korrupsionit.