Transmetuar më 04-02-2017, 22:10

Artistja e njohur Rozana Radi ka përshtatur një prej poezive të Dritëro Agollit dhe ia ka dedikuar ikjes së tij.

Rozi ka gjetur frymëzimin për të krijuar poezinë, pas ikjes nga jeta të shkrimtarit të madh. “Kur mendon për Dritëro Agollin dhe pena më bëhet më e mirë”, shkruan Rozana në Instagram.

Poeti, shkrimtari dhe publicisti Dritëro Agolli, mbylli sytë të premten në Tiranë në moshën 85 vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.

Dritëro Agolli cilësohet si një nga shkrimtarët më të mirë të të gjitha kohërave në letërsinë shqipe.