Transmetuar më 04-02-2017, 14:59

Sot do të jetë e thjeshtë të flisni për dashurinë dhe të shkëmbeni energji pozitive me partnerin/en. Beqarët do jenë me fat sot në dashuri dhe do realizojnë takime mbresëlënëse edhe falë ndihmës së Uranit. Financat nuk do jenë të këqija, gjithsesi maturia duhet nga ana juaj.

Dashi

Sot jeni të përfshirë në ndjenja dhe emocione të thella karshi partnerit/es tuaj. Nuk po i kushtoni rëndësi asnjë gjëje tjetër rreth jush. Beqarët do realizojnë një takim interesant nga i cili mund ta gjejnë veten në një lidhje dashurie. Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm për të mos pasur probleme.

Demi

Keni nevojë për meditim sot dhe doni të rrini të izoluar larg zhurmës. Po mendoni për një vend ideal ku mund të qetësoni shpirtin dhe mendjen vetëm në prani të partnerit/es. Beqarët të lodhur nga vetmia do pranojnë propozimet që do ju bëhen për takime dhe përjetojnë emocione të bukura. Financat do jenë të paqëndrueshme.

Binjakët

Sot fusha e privilegjuar e jetës suaj është dashuria. Në çdo moment do ti përkushtoheni partnerit/es tuaj për t’i treguar se sa vlerë kanë për ju. Beqarët do jenë me fat sot në dashuri dhe do realizojnë takime mbresëlënëse edhe falë ndihmës së Uranit. Në planin financiar parashikohen probleme serioze.

Gaforrja

Jo vetëm do të ëndërroni sot por do të bëni realitet një udhëtim të këndshëm ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Prenotoni tani një udhëtim të shkurtër pranvere. Beqarët do realizojnë takime interesante sot, por nuk duhet ta lejojnë veten që të tërhiqen nga emocionet. Në planin financiar priten përmirësime.

Luani

Shumë momente emocionuese dhe dashuri pa fund parashikohen sot për ju dhe një natë pasioni me njeriun tuaj të zemrës. Kryqëzoni gishtat për të ardhmen. Beqarët do kenë njohje të reja sot dhe kjo do i bëjë të ndjehen të plotësuar me veten e tyre. Financat do arrini t’i mbani gjatë gjithë kohës të ekuilibruara, nuk ka probleme.

Virgjëresha

Mbani nën fre fantazitë tuaja sot sepse mund të ikni shumë larg realitetit ju të dashuruarit. Kjo gjë do t’ju dëmtojë disi sepse nuk do jeni të vëmendshëm gjatë ditës. Beqarët do kenë mbështetjen e disa planetëve ditën e sotme dhe kjo do ju japë mundësinë për takime pozitive. Financat do jenë të mira.

Peshorja

Shumë nga dita juaj do të varet sot me humorin që do të zgjoheni. Nëse jeni optimistë çdo gjë do të shkojë më së miri. Beqarët të ndihmuar edhe nga Venusi do arrijnë të bëjnë për vete personin që pëlqejnë dhe mund t’ja dalin për të hedhur edhe hapa të mëtejshëm. Financat nuk do jenë të këqija, gjithsesi maturia duhet nga ana juaj.

Akrepi

Jeni mjaft ekspresivë dhe kreativiteti juaj vërehet ngado si në çështjet që kanë të bëjnë me punë edhe në ato familjare. Beqarët do kenë një ditë shumë të bukur sot në dashuri, pasi do ndihmohen shumë nga Dielli. Në planin financiar duhet të bëni kujdes, Neptuni do ndikojë negativisht.

Shigjetari

Nuk jeni shumë të kthjellët në gjykime sot dhe kjo ka të bëjë me një ndjenjë paragjykimi që keni për një person të caktuar. Beqarët të mërzitur nga vetmia do tregohen mjaft joshës në takime dhe do bëjnë për vete shumë persona. Në planin financiar bëni kujdes, do përballeni me probleme serioze.

Bricjapi

Jeni disi të ndrojtur në shprehjen e mendimeve tuaja, por sot duhet të jeni ju që vendosni për të ardhmen e marrëdhënies suaj në çift. Beqarët do jenë mjaft sharmantë sot, dhe nuk do e kenë aspak të vështirë për të tërhequr vëmendjen e personit që pëlqejnë. Financat do jenë me fat, mundësi e mirë edhe për të investuar.

Ujori

Sot do të jetë e thjeshtë të flisni për dashurinë dhe të shkëmbeni energji pozitive me partnerin/en. Dita do të vazhdojë e qetë dhe fundjava e këndshme. Beqarët do tërhiqen jashtëzakonisht shumë nga një person që do takojnë dhe pa e kuptuar mund ta gjejnë veten të përfshirë në një lidhje. Financat do përballen me vështirësi.

Peshqit

Komunikimi i mirë është ai që do të lejojë të ecësh ose jo në karrierë. Çdo gjë varet sot në mënyrën se si do të menaxhoni kontaktet tuaja. Beqarët do realizojnë takime interesante, por duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të mos marrin vendime të nxituara. Financat do varen nga mënyra juaj e menaxhimit./b.l/noa.al/