Transmetuar më 03-02-2017, 20:36

Kombi shqiptar ka humbur sot një nga figurat më të shquara të tij. Poeti, shkrimtari dhe publicisti Dritëro Agolli, ka mbyllur sytë të premten në Tiranë në moshën 85 vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë, njoftoi familja. Dritëro Agolli cilësohet si një nga shkrimtarët më të mirë të të gjitha kohërave në letërsinë shqipe. Ai është i përfshirë jo vetëm në antologjinë shqiptare, por edhe në antologjitë e disa vendeve të botës. Dritëro Agolli e ka nisur veprimtarinë e tij artistike që në shkollë e mesme, por vëllimi i tij i parë poetik është në “Në rrugë dola” në vitin 1958. Vitet e mëvonshme ishin vitet e një prodhimtarie të lartë. Hapat e mia në asfalt, 1961, Zhurma e erërave të dikurshme, 1964, Shtigje malesh dhe trotuare, 1965, Mesditë, 1968 Komisari Memo, roman, 1969, Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, roman 1973, Nënë Shqipëri, 1974, Njeriu me top, 1975, Fjala gdhend gurin, 1977, Trëndafili në gotë, roman, 1980, Fytyra e dytë, dramë, Mosha e bardhë, dramë, Udhëtoj i menduar, 1985, Njeriu i mirë, tregime, Kalorësi lakuriq, roman 1996, Arka e djallit, roman 1997, Teshtimat e lirisë : Njeriu, politika dhe kultura – 1997, I përndjekuri i dashurisë, poezi – 2013, Prit edhe pak, poezi – 2016, jane disa nga veprat e tij. Pas vitit 1990, Agolli do të kujtohet dhe do të mbahet mend edhe si analist i klasit të parë i proceseve demokratike që përfshinë Shqipërinë, pas afro 5 dekadash diktature komuniste. Ai do të kujtohet si frymëzues, por edhe kritik i të majtës shqiptare, për ta kthyer në një të majtë moderne europiane.

Gjeni më poshtë disa poezi të zgjedhura nga Dritëroi

ANKIME

Ankime nga miqte, ankime nga rruga Ankime nga gruaja ime Veriu fshikullon, ngre pluhurin rruga Ankime, ankime, ankime

Ankime ne leter, ankime ne gjelle Ankime ne lopet ne fushe. U cmenda! Do te iki te fshihem ne shpelle Te fle pa ankime me nje ujk a arushe…

ELEGJI PËR QENIN

Me dhimsesh qen i vogel! s’pate fat, Te ktheheshe ne oborrin e shtepise U shtrive i pergjakur mbi asfalt Nga nje makine e eger e pashpirt

E c’deshe ti qe dole shpejt e shpejt Ne mes te rruges nga nje dushk a ferre? Njeriu shtyp mikun rrugen kur ia pret Dhe jo me pastaj nje qen qyqar te mjere!

ENDËRR E PRERË

1. Mos vdis, se pas shirave aren e mbushi bari, Ka rene ne ullishte mize e ullirit. Hardhia duhet sperkatur shpejt me gurkali Dhe ende s’ka dale nga plisi kercelli i misrit Ne enderronim te benim nje anije, Kurkush s’e mendonte me c’dru do ta ngrinim, Kishim ndermend ta ndertonim me dege hardhie Dhe vela ti vinim. Bodrumet e saj t’i mbushnim me poce me vere Dhe te lundronim ne ishujt e Havajes; Ta pinim veren me vajzat e ishujve ne Belvedere, Zezaku te bente fresk me fleten e palmes.

2. Mos vdis se kalit i ra ne vrapim nje patkua Dhe nisi ta ngreje nga dhimbja kemben e pare; Kerkojme patkonj e s’na jep njeri hua, S’e gjejme as nallbanin e marre. Ne enderronim te shkonim ne hipodrome, ne vende te lumtura ku munden me kuaj, Tani dhe kali calon e s’na ha as barin e njome; me sy si gota na sheh si te huaj…

3. Mos vdis, se dielli ne oborr e ka shtruar sofren e madhe Dhe presim te vijne vajzat te gjitha, Te gjitha ato qe ti u thoshje “sorkadheve”, Kur grisnin fustanet ne driza.

4. Mos vdis ne dhomen e heshtur i shtrire Eshte turp kaq shpejt te rrish e te vdesesh! Ne enderronim nje vdekje me te mire: Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim ne piken e veses.

FTOHJA

U ftoha nga shume gjera Disa i harrova e disa i lashe Disa i humba si nje unaze Ne cezme a govate

Vertete e humba te rite Por zemer marr kur ende i dua grate Sikur te ftohem prej tyre nje dite Thoni per mua: ndjese paste!…

HESHTJA

Cigaria u dogj gjer ne fund Mbi tryeze gjumi me mori Ne xham era perdet i tund Dhe hesht koridori.

Me koke ne tryeze te flesh Te shohesh enderra te blerta Sa ndot!…Te zgjohesh e prap te gjesh Ne qoshe te vjellat e lena nga jeta

I PËRNDJEKURI I DASHURISË

Une jam i burgosuri yt Rroj me prangat qe ti me ke vene Po cudi as qelia s’me mbyt Dhe s’me mbyt as dritarja e zeze Kur ti prangat m’i hodhe ne mish Une i putha duart e tua Eshte rast i pashembullt ta dish Qe xhelatin ta puth a ta dua I perndjekuri yt erotik I perndjekur te mbetet gjithmone Erotim i mire a i lig Hidhmi duart ne fyt, torturome Ky burgim sa do zgjase s’e di I perjetshem do kisha deshire Vec ti eja me shih ne qeli Te perndjekurit tend i vjen mire.

KËSAJ NATE ME HËNË TË VJESHTËS

Kesaj nate me hene te vjeshtes Dola fushes te bredh kuturu. Rete shtohen me vrap pa reshtur, Hena duket aty-ketu. Porsi vete mendimet e mia Po me shtyhen nder mend me shpesh dhe pas tyre gjithnje gjendesh ti si kjo hene qe duket mes resh. Hena shpejt do te zhduket dhe netet do te mbeten pa te, kurse ti ne enderrimet e mia pa jete perendim s’do te kesh kurrsesi.

KËTU S’DO JEM

Ketu s’do jem do jem larguar Ne toke I tretur si te tjeret Ne kafenene e preferuar Nuk do me shohin kamarieret

Dhe neper udhet ku kam ecur S’do ndihet kolla ime e thate Mbi varrin tim do te rrije I heshtur Nje qipariz si murg I ngrate

Ti do trishtohesh atehere Se s’do me kesh ne dhome te gjalle Dhe kur ne xham te fryje ere Do qash me eren dalengadale

Por kur te jesh merzitur shume Ne raft te librave kerkome Aty do jem I fshehur une Ne ndonje fjale a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh Dhe un do te zbres do t’vi prane teje Ti si dikur me mall do qeshesh Si nje blerim pas nje rrëkeje

KOHË MË VONË

Kohe me vone e ndofta me shume, Kur te kete bleruar nje dardhe Dhe kur lumi ne prill te zbrese me shkume, Une e di, do vij me kalin e bardhe,

Para jush do shfaqem,-qe s’patet fat te me njihni, Se disa nga ju vertet u linden me vone Dhe te tjeret mbase s’e dinin Qe mes tyre jetoja diku ne nje dhome

Dhe shkruaja librin e fundit Te veshtirin, korrigjuar radhe me radhe.- Une e di, do vij kur ju te notoni mes gjumit, Mos harroni, do vij me kalin e bardhe.

KUR KTHEHESHA NGA DETI

Katermbedhjetevjecar Detin per heren e pare e pashe. Riheshin valet ne shesh me topuz, Hena varej me spango mes ujit te trashe Dhe peshqit nxitonin si krushq.

Ne kthim im ate te heshtur me gjeti Dhe pyeti: -Si t`u duk deti?

Veshtrova nga malet e zinj me samare Dhe plot trishtim i thashe tim eti: -Atje dhe kripa dhe peshku jane pa pare, Eshte i te varferve deti, S`lerojne mdi te si nder ugare…

KUR NJË MËNGJES

Do te jete mengjes e une do te vi patjeter. Mbi xhaketen time do te kene rene petale Nga lulet e kumbulles se vjeter, Nga lulet e thanes se tharet.

Ahere ti s’do te jesh zgjuar akoma. Une do te them emrin tend ne xhame Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone: “Ti cele heret, moj bajame!”

Do vershellej ngadale-ngadale E s’do prish gjumin tend te bukur. Do bien mbi mua petale E do ulet ne sup nje flutur…

E, kur syte te hapesh, do te shohesh Romantikun e perjetshem ne xhame Dhe kengen e dashur do njohesh: “Ti cele heret, moj bajame!”

MALLI PËR HERONJTË

S’ka heronj,herojte i perzume me lavdi perdite i nanuritem dhe me lajka dalngadal i vume nje nga nje ne prehje dhe ne gjume.

S’ka heronj,heronjte u merziten, prisnin endrat,endrat u vonuan duke pritur heshten e dremiten dhe ne nina-nana u kenduam.

C’digjeni nga malli per heronjte? kushedi kur kthehen nga kjo ane C’i kerkoni?Pritja eshte e kote S’ka heronj,tani ka pelivane! Heshtja

Cigarja u dogj gjer ne fund, Mbi tryeze gjumi me mori ne xhamet era perdet s’i tund dhe hesht koridori.

Me koke ne tryeze te flesh, te shohesh endra te blerta… Sa ndot…Te zgjohesh e prape te gjesh ne qoshe te vjellat e lena nga jeta! Kujdes me fjalen

Kujdes me fjalen,zonjez me cante Kujdes me fjalen dhe ti zoteri Pushteti i fjales eshte i vecante Gatuan male dhe kakerdhi.

Me fjalen rrjedhin perenj me mjalte Pikojne cezma me helm te zi Kujdes me fjalen zonjez me cante Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

Nga fjala humben Jude e Pilate Stratege e mbreter me mbreteri Kujdes me fjalen zonjez me cante Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

Kur fjala nxiret nga buzet jashte Si dallendyshja s’vjen ne shtepi Kujdes me fjalen zonjez me cante Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

Une fjalen vete e shtroj ne karte Dhe brenda syve se c’eshte e di… Kujdes me fjalen zonjez me cante Kujdes me fjalen dhe ti zoteri! Varferia Kishat e shembura Malli per heronjte Kujdes me fjalen Heshtja

MJEGULLI I DASHURISË

Kur ikja larg ,drejt teje vija Kur vija afër ,ikja larg Për dreq më trembte largësia Dhe afërsia bëhej çark.

As e kuptoja si të desha Një mjegull pus ,një çmenduri Si një poet që shkruan vjersha Dhe ndez një shkrepse , i bën hi

Dhe ndoshta kjo ish dashuria E çakërdisur kuturu… Për dreq më trembte largësia Dhe afërsia gjithashtu.

MOS MA KUJTO

E shkuara ka caste dhe ore te hidhura, mos ma kujto per shembull, me pe me duar te lidhura, mos ma kujto!

Per shembull me pe ne rruge te pire, mos ma kujto, Te pire e te humbur, te share e te grire, mos ma kujto!

Per shembull me rrahen dy-tre vagabonde, mos ma kujto, Tek shihja nje grerez tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!

Per shembull pesova diku nje disfate, mos ma kujto, Dhe gjumi s’me zinte me dite e me nate, mos ma kujto!

Per shembull me pe duke ecur e qare, mos ma kujto, Mbeshtetur pas murit me zemer te vrare, mos ma kujto!

Per shembull me pe duke ngrene e genjyer, mos ma kujto, Te prishur, te shturur, te rene e te thyer, mos ma kujto!

Per shembull ne shtrat s’u bera per burre, mos ma kujto, I turpshem i drodha si qengj nen lekure, mos ma kujto!

E shkuara ka ore dhe caste te hidhura, mos ma kujto, Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen te thirrura, mos ma kujto!

NJË MENDIM VETËTIMTHI

I humba te gjitha, po lypes s’u ktheva, S’ia zgjata doren askujt dhe veten e mbajta. C’u bene vajzat me te bukura Drita, Maria dhe Eva? Atyre doren me gaz mund t’ua mbaja.

Po te gjitha ato u plaken si une Dhe bukurine e dikurshme s’e kane, Megjithate drejt tyre synoj nganjehere me shume Sesa drejt guhakerve me qyrk e fame.

I humba te gjitha, me mbeten vetem kujtimet dhe kockat, Me mbeti lekura dhe bebja e syrit tok me shkendijat. Tani perballe shtepise sime kendojne bretkosat, Gezohem se jane te gjitha te mijat

NJË SHKREPËSE

Ndizme, vella nje shkrepese nen qiellin e zi, Nje shkrepese te brishte shprese ne erresiren me shi.

Ne erresiren e dhjamur si pelte, Kur ndihet te zbrese acar. E dini c’do te thote nje shkrepese, Nje fije e holle si bar?

NJERIU DHE KOHA

Vertitet nje re e zeze mbi bote e zeze si une leh naten nje qen i terbuar nen porte terbuar si une

zvarritet nje gjarper nga rruge e vithisur nje gjarper si une kalojne ne shtigje plot njerez te krisur te krisur si une

lekunden ne qoshe te rrugeve kurvat lekunden si une bertasin lypsaret si kafshet ne guvat ne guvat si une

kercejne majmunet ne pyjet e xhunglat majmunce dhe une jeton bote e cmendur me vallet dhe plumbat e cmendur si une

tmerrohet njeriu kur lind mbinjeriu tmerrohem dhe une kur vdes mbinjeriu merr zemer fatziu marr zemer dhe une.

MOS DIL NË BALLKON

Perse po kendon i nemuri gjon Ne plepat e gjate? mos dil ne ballkon, Nuk dihet se c’vjen nga kjo nate.

Ky gjon i vetmuar dicka te hidhur po ndjell, Dicka te fshehte e te turbullt. E sheh ate plak qe po vjell Nen shtyllen e drites se purpurt?

S’e dime nga erdhi ky plak fillikat, peshtetur ne shtylle si konke. Po mbase perhumbur ne nje restorant ka ngrene nje veze a cironke.

Cironka ka qene ndofta me helm, Me helm nga fermenti. mos dil ne ballkon po te them, Sjell eren e prishur qyteti.

PULËBARDHA

Pulbardhen ne reren e lagur e gjetem, E kishte thyer kemben nen gjurin e brishte. E kishin lene shoqet ne bregun e detit vetem. E kishin lene e askush nuk e priste.

Pulbardhen ne dhomen tone e shpume E u mesua me ne si njeriu i shtepise. Vec nga dritarja shikonte detin me shkume Dhe valen qe ngrihej mes shiut dhe stuhise

Jetoi pulbardha shume ne dhome Po humnbi papritur nje dite, Nje dite kur deti hidhej mbi reren e njome Nje dite kur vinin stuhite..

Dhe shkuam ne det ta kerkonim, Kur vala me valen si deshet kokat kishin perpjekur Dhe era dhe rete renkonin Dhe e gjetem pulbardhen te vdekur…

E pame! Kishte hapur krahet e bardhe ne reren e njome E pame! Ndofta nuk donte te vdiste ne dhome…

PYLLI QAN PËR SORKADHEN

Sorkadhen e zune ne cark nje mbremje Kur ngrihej pas fleteve ylli, Naten me mall e me dhembje Sorkadhen e re e kerkonte pylli.

Kur dita niste te fekse Sa mbyllej syri i yllit, Renkonin druret me vese Dhe s’ishte vese! Ishin lotet e pyllit…

SIRENA E LUMIT

Ajo u vertit lakuriq Si pata e bardhe ne lume; Kendonte hutini ne vidh, Bretkocka ferkohej me shkume.

Me humbi nga syte pastaj, Sic humbin sirenat e lumit, Me mbeten vec hiret e saj Dhe nazet e kurmit.

U zhvesha dhe lumit me not I rash tri here; Ju them se notoja aq kot, Sa dukesha fare i mjere.

Madje dhe bretkocka u lig, Sa s`donte aspak te me shihte, Ne vend te hutinit ne vidh Vec hena fytyren e griste.

TË BËHEM PËLLUMB

A doni te behem pellumb mbi pellumba, Me kini pellumb qe tani; Hedh rrobat nga trupi e vishem me pupla dhe kthehem pellumb nga njeri.

Filloj te gugas si pellumbat gugasin Andej e ketej kuturu: Gu-gu mbi ballkonin, gu-gu mbi pullazin, gu-gu ne dritaret, nen strehet gu-gu.

A doni te behem pellumb mbi pellumba, Me kini pellumb me gjithe mend, T’ju cmende gu-guja nga gusha me pupla, Pastaj ne merzi te me vrisni ne vend.

TRISHTIMI

Po iki me trishtim i zhgenjyer nga miqte E mbylla dhe deren qe rrinte e hapur Per lajkataret, per rrenacaket e smirezinjte Qe shtireshin engjej te dashur.

Ku vete s’e di , vec s’dua te kthehem Serishme ne rrenat e jetes Diku ne nje skaj te larget do prehem me qafen e futur ne jaken gri te xhaketes.

PELEGRINI

Une jam prej kohesh pelegrin udhetar ne vendin e shpreses se thyer jam ndare pa dashur nga karvani im mes shtigjeve nga vapa e shirat gryer.

Kerkoj karvanin tim ne rene e shpat karvanin qe e ka ndruar drejtimin me kohe ndaj ne udhe jam krejt i humbur,jam fillikat me shami te grisur lidhur ne koke.

Per uje buza ime u dogj u be zhur dhe syte me shpojne nga shterja e lotit me duhet te arij karvanin e tretur qekure capitur mes vapes,mes shiut e te ftohtit.

Une jam prej kohesh pelegrin shtegtar i karvanit te humbur dhe bart ne kuriz nje premtim te dhene gjysherve te mundur.

SIKUR S’JETOJ NË VENDIN TIM

Me ndodh sikur s’jetoj ne vendin tim Po ne nje vend te huaj dhe te larget Ne nje qyetet me buba dhe me minj Mes mureve te rrjepur dhe te laget.

Cuditem pse keshtu me duket shpesh Kur s’ka njeri shtepia, kur jam vetem Kur shiu ne dimer flluska ngre ne shesh Dhe mua flluska flluska ma ben jeten

me ngjan sikur dhe strehet derdhin helm Helmohemi Ado cast me njeri tjetrin s’e di nga vjen ky helm se s’kam c’te them Vec shoh se rrobat tona helm na rrjedhin

Ky vend me duket do helmohet krejt Nga helmi rrjedhur vrimah ne themelet Pastaj do tundet toka ne termet Dhe Djalli i Madh do qesh e do zgerdheshet

I huaj jam ne vendin tim mjerisht Dhe kur rreth meje ka me dhjetra njerez Kjo me lendon dhe shpirtin ma gervish me ben te qaj si nxenes prapa deres.

VDEKJA E NËNËS

U zvogelua nena dhe u tret e gjitha, U be si pulebardhe e lehte Dhe nje mengjes pa zbardhur ende drita Renkoi e fluturoi mbi rete

Andej u fsheh si ylli Aferdita Dhe ne pastaj s’e pame, paste ndjese! Vec ndodh qe vale e endrrave te trishta E sjell ne breg te shtratit tim si shpeze

BERBERI

Shume njerez ka qethur berberi ne jeten e gjate atje ne floktoren e ktheses se ruges NAIMI shume vdiqen fatmire a te ngrate shume u vrane ,u burgosen dhe jeten u mori mergimi.

Qethi djaj e fisnike ,e kusare dhe mjaft deputete dijetare e memure,kaptere e plot gjenerale presidente te shkuar e te ardhshem,dramaturge e poete kardiologe e xherahe,e dentiste qe shkulin dhembe e dhemballe

Ah,nga gjithe mullaret me koka cna mbeten po te bente berberi nje album nga koket e qethura sigurishte do i hapej nje nam tere jeten si poetit te shquar ne librin me vjersa te zgjedhura.

Ja ky flok i takonte filan presidenti filan presidenti qe vdiq a mbaroi i burgosur keto balluke i mbante kusari me i madh i qytetit kurse ato me tutje nje pusht i brengosur.

Keshtu do lexonin te zgjedhurat floke si liber nga vetite e prodhimit te leshit ne kokat shqiptare lere lere berberi vertete do te bente nje Bibel po te kishte ne koken e vet dy-tri pare!